Lopa e Nexhmedin Idrizit, fituese e çmimit kryesor në ekspozitën e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Lokale

Lopa e Nexhmedin Idrizit, fituese e çmimit kryesor në ekspozitën e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"

02.Oct.2016 15:06
0
Bagëtia e Nexhmedin Idrizit nga Bilaçi, është fituesja e sivjemë në ekpozitën e kafshëve simentale, të mbajtur sot në Levosojë të Bujanocit.

Vlen të theksohet se në konkurencë kanë qenë 79 lopë, ndërsa, ato janë ndarë në tre grupe.

Si fituese gjenerale e kësaj ekspozite, u shpall, lopa e Nexhmedin Idrizit nga Bilaçi.

Blegtori Nexhmedin Idrizi, ishte shumë i kënaqur me përzgjedhjen e lopës së tij si më të mirën në këtë ekspozitë.

Çmimit gjeneral, iu ndanë 30 mijë dinarë, ndërsa në kategoritë e tjera për tre vendet e para u ndan nga 15 mijë dinarë. Gjithashtu, komuna e Bujanocit, nëpërmjet Stacionit të Veterinarisë, mbuloi nga 3 mijë dinarë shpenzime, për çdo blegtor, konkurent.

Është hapur ekspozita e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Bashkia e Tepelenës do të vazhdojë bashkëpunimin kulturor me Bujanocin (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration